100 ditë protesta/ “Me përshëndetje dhe me vezë”, aktivisti paralajmëron deputetët: Nesër te Parlamenti!
Në një bilanc për 100 ditët e rezistencës popullore, aktivisti Edison Lika, i ftuar në emisionin “Minuta e parë” në News24 përballë gazetares Ola Bruko, ka deklaruar se protesta ka arritur të çmontojë propagandën e ekzekutivit dhe të rithemelojë besimin qytetar.
Gjatë bisedës në studio, Lika nënvizoi se fitorja më e madhe e kësaj qëndrese 100-ditore është bashkimi i qytetarëve dhe rikthimi i shpresës te demokracia aktive.
“Ne kemi fituar besimin te njëri-tjetri dhe te diaspora jonë, e cila nuk është më thjesht një bankomat apo shtet social i munguar, por janë vëllezërit e motrat tona që do të na ndihmojnë për demokracinë,” u shpreh ai.
Aktivisti theksoi se protesta i hoqi maskën regjimit përballë ndërkombëtarëve, mediave të huaja dhe eurodeputetëve, duke faktuar se Shqipëria po qeveriset nga një autokraci dhe jo nga një demokraci liberale. Po ashtu, sipas tij, protesta ka ndezur një shpresë të re te ata qytetarë që si zgjidhje të vetme shihnin emigrimin.
I pyetur mbi përballjen me shoqërimet në komisariate dhe dhunën policore gjatë këtyre tre muajve, Lika deklaroi se asnjë masë represive nuk e ka stepur lëvizjen qytetare. Me rinisjen e sesionit të ri parlamentar, ai paralajmëroi përballje të drejtpërdrejtë me ligjvënësit.
“Për sa kohë strategjia e atyre në pushtet nuk ka ndryshuar dhe vazhdojnë të kenë veshë të shurdhër, ne do të jemi aty për t’ju thënë se nuk kemi ndryshuar. Do të jemi nesër te Parlamenti për t’i prit me përshëndetje dhe me vezë të gjithë deputetët që nuk na kanë përfaqësuar, por kanë përfaqësuar krimin e organizuar, oligarkinë dhe kryetarët e partive të tyre,” – nënvizoi aktivisti.
Lika nënvizoi se arritja kryesore e këtij aksioni është përcaktimi i diskursit publik në vend, ku çdo problematikë sociale apo fatkeqësi – përfshirë edhe valën e zjarreve që përfshiu vendin ditët e fundit – ka gjetur zërin e vetëm te sheshi i protestës. Sipas tij, protesta ka kryer funksionin e një parlamenti të vërtetë qytetar, detyrë të cilën institucionet zyrtare e kanë braktisur prej kohësh.
Po ndodh...
"Albania Mirror", or Rama's "magic" to sell the truth that is sinking him!
ide
Edi Rama, Harari and the algorithm!
Edi Rama, the time of reckoning has come!
Have a safe trip to America, Dr. Berisha. But that's all!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128