Green Coast sjell Nammos Hotels & Resorts në Shqipëri: Një destinacion i ri lifestyle merr formë në RivierënShqiptare

Palasë, Shqipëri – 07. Gusht. 2026 – Green Coast, destinacioni bregdetar më përfaqësues i Shqipërisë, ka lidhur njëpartneritet strategjik me Nammos Hotels & Resorts, markënmesdhetare lifestyle me njohje ndërkombëtare, për zhvillimin e një destinacioni mikpritjeje dhe rezidenciale nën markënNammos, brenda kompleksit Green Coast në Palasë. Ky njoftimshënon praninë e parë të Nammos në Shqipëri dhe konsolidonmë tej pozicionin në rritje të Rivierës Shqiptare si njëdestinacion i preferuar për markat ndërkombëtare premium.

Partneriteti bashkon dy organizata që ndajnë të njëjtinpërkushtim ndaj cilësisë, krijimit të destinacioneve me identitetdhe zhvillimit afatgjatë të eksperiencës së jetesës mesdhetare. Green Coast është pozicionuar si standardi i referencës përjetesën e integruar bregdetare në Shqipëri, duke ndërthururkomunitetet rezidenciale, mikpritjen, hapësirat tregtare dheargëtimin në një mjedis të planifikuar me kujdes në bregdetin e Jonit.
Sakaq, me origjinë në Mykonos, Nammos është shndërruar nënjë platformë globale lifestyle që përfshin hotele, rezidenca tëbranduara, gastronomi karakteristike, hapësira tregtare dhemirëqenie, me prani në Mykonos, Dubai, Cannes, Sardenjë, Londër dhe Limassol. Shqipëria bëhet vendi i shtatë në botë qëmirëpret markën Nammos.
Destinacioni i planifikuar nën markën Nammos në Green Coast do të përfshijë një hotel boutique me rreth 29 njësi akomoduese, 12 rezidenca të branduara, restorantin karakteristik Nammos, koncepte të tjera të gastronomisë dhe pijeve, si dhe një hapësirëtë kuruar retail, të gjitha në kuadër të një marrëveshjejeafatgjatë. Projekti do të konceptohet dhe operohet në përputhjeme standardet e markës Nammos Hotels & Resorts, duke krijuarnjë destinacion lifestyle të integruar, që pasqyron si identitetinglobal të markës Nammos, ashtu edhe karakterin natyror tëveçantë të Rivierës Shqiptare.
Petros Stathis, President i Nammos, u shpreh: “Jemi krenarëpër partneritetin me Grupin BALFIN në këtë projektemocionues, në një prej destinacioneve me rritjen më të shpejtënë Mesdhe. Nammos Resort Albania do të sjellë në RivierënShqiptare një eksperiencë ekskluzive të mikpritjes ultra-luksozedhe do të vendosë një standard të ri për rajonin.”
Samir Mane, President i Grupit BALFIN, u shpreh: “Ky partneritet përfaqëson një moment të rëndësishëm në zhvillimine Green Coast. Duke ndërthurur vizionin tonë afatgjatë përzhvillimin e destinacionit me ekspertizën e njohur globalisht tëNammos në fushën e lifestyle dhe mikpritjes, synojmë të krijojmënjë hapësirë të veçantë që do të forcojë më tej tërheqjenndërkombëtare të Rivierës Shqiptare. Së bashku, po krijojmë njëdestinacion që pasqyron pjekurinë dhe ambicien në rritje tësektorit të turizmit dhe mikpritjes në Shqipëri.”
Për Nammos Hotels & Resorts, partneriteti krijon mundësinë përt’u zgjeruar në një destinacion me pasuri të jashtëzakonshmenatyrore, njohje ndërkombëtare gjithnjë e në rritje dhe potencialtë fortë afatgjatë. Përmasat dhe infrastruktura e Green Coast, tëzhvilluara përmes një investimi prej më shumë se 1 miliardeurosh, krijojnë bazën për një prani të integruar dhe tëqëndrueshme të Nammos, të konceptuar për të krijuar vlerëafatgjatë për vizitorët, rezidentët dhe investitorët.
Ky njoftim pasqyron besimin e vazhdueshëm të markavendërkombëtare të mikpritjes dhe lifestyle në sektorin e turizmitnë Shqipëri dhe pritet të kontribuojë më tej në pozicionimin e Rivierës Shqiptare si një prej destinacioneve kryesoremesdhetare për turizmin, jetesën rezidenciale premium dheinvestimet afatgjata.
Po ndodh...
Rama's government no longer has enough Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128