U arrestua në Rinas, Gjykata e Tiranës lë në burg turken Julide Yazici

2026-08-07 13:15:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
U arrestua në Rinas, Gjykata e Tiranës lë në burg turken

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasen turke Julide Yazici, e cila u vu në pranga në aeroportin e Rinasit me qëllim ekstradimin e saj drejt Turqisë.

32-vjeçarja u dënua më parë nga Gjykata e Stambollit me 4 vite e 2 muaj burgim për veprat penale “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. E reja turke u ndalua nga autoritetet policore teksa po udhëtonte nga Franca drejt Shqipërisë.

Mësohet se Yazici kishte përfituar më parë azil politik në Francë, me pretendimin se në vendlindjen e saj i rrezikohej jeta për shkak të dënimit penal. Përballë kërkesës së drejtësisë turke, togat e zeza në kryeqytet caktuan masën e arrestit me burg gjatë seancës përkatëse.

Po ndodh...