Zjarri në Patos ende aktiv, shkrumbohet masivi pyjor

2026-08-06 22:28:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zjarri në Patos ende aktiv, shkrumbohet masivi pyjor

Zjarri i nisur prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në Patos vijon të jetë aktiv.

Sipas raportimeve, flakët kanë përfshirë masivin pyjor të Drenijes, duke vënë në vështirësi shërbimet zjarrfikëse që prej orëve të para të ditës.

Efektivët e shërbimit zjarrfikës të Patosit kanë qenë në terren për disa orë duke punuar për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.

Sipas raportimeve, për shkak të errësirës ekipet janë detyruar të ndërpresin përkohësisht ndërhyrjen dhe do të rikthehen sërish në orët e para të mëngjesit të nesërm, ndërkohë që vatra vijon të jetë aktive.

Po ndodh...