Vozinha bën historinë në Kili/ Federata bën përjashtim të veçantë për portierin

Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, ka bërë bujë në Kili pas transferimit te gjiganti Colo-Colo, ndërsa ndikimi i tij ka qenë aq i madh sa federata ka bërë një përjashtim të veçantë për të.
40-vjeçari, i cili u bë i njohur në Kupën e Botës për paraqitjet me Kepin e Gjelbër, iu bashkua Colo-Colos si lojtar i lirë pas largimit nga Chaves.
Fillimisht, Vozinha nuk mund ta përdorte nofkën e tij në fanellë, pasi rregullat e Federatës Kiliane kërkonin që futbollistët të mbanin mbiemrin e tyre të vërtetë.
Megjithatë, federata vendosi të bëjë një përjashtim dhe portieri do të ketë të shkruar “Vozinha” mbi numrin 29 në fanellën e tij.
Emri i tij i plotë është Josimar José Évora Dias, por nofka “Vozinha” është ajo me të cilën ai është bërë i njohur në futbollin ndërkombëtar.
Transferimi i tij te Colo-Colo ka ngjallur entuziazëm të madh te tifozët kilianë, të cilët e pritën portierin me një atmosferë madhështore.
Vozinha ka luajtur më parë për klube si Trenčín, AEL Limassol, Gil Vicente, Chaves dhe skuadra të tjera në Portugali e Qipro.
Po ndodh...
Rama's government no longer has enough Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128