Laborator kokaine në Itali, arrestohen 5 persona, mes tyre një shqiptar
Një laborator i fshehur për përpunimin e kokainës është zbuluar nga autoritetet italiane, të cilat kanë goditur një aktivitet të dyshuar të trafikut të lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit janë arrestuar 5 persona, mes tyre edhe një shtetas shqiptar.
Të arrestuarit akuzohen për posedim dhe prodhim të substancave narkotike. Operacioni çoi në sekuestrimin e rreth 18.2 kilogramë kokainë, e ndarë në 18 ambalazhe, si dhe një sasi tjetër lënde narkotike që ndodhej ende në proces rafinimi.
Gjatë kontrollit në laborator, autoritetet gjetën gjithashtu para cash në shumën 8 mijë e 810 euro, një makinë për numërimin e parave, orë luksoze, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë. Po ashtu u sekuestruan telefona celularë, një laptop dhe dokumente me shënime që dyshohet se lidhen me aktivitetin e paligjshëm.
Në ambientet e laboratorit u gjetën edhe substanca prerëse, qese me peleta të dyshuara për përpunim, tretës kimikë dhe mjete të përdorura për rafinimin e kokainës.
Sipas mediave italiane, zona ku ndodhej laboratori u izolua dhe iu nënshtrua kontrolleve të hollësishme nga specialistët e karabinierëve të Romës, me qëllim përcaktimin e mënyrës së përpunimit të drogës dhe sasisë totale të lëndës narkotike.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal dhe rolin e secilit prej personave të arrestuar.
Po ndodh...
Rama's government no longer has enough Berisha!
ide
Ca njerëz paguhen për të mbajtur gojën mbyllur!
Nga Orwell te algoritmet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128