FOTO/ Aksident në Vlorë, përplasen dy makina

2026-08-06 19:15:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
FOTO/ Aksident në Vlorë, përplasen dy makina

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Alikokës në Vlorë.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në rrethana ende të paqarta duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa siç mund të shihet dhe në fotot e mësipërme goditja ka qënë e fortë.

Segmenti rrugor ku ndodhi aksidenti njihet si problematik për shkak të kthesave të shumta, ndërsa shpejtësia tej normave të lejuara është një nga faktorët që shpesh sjell përplasje në këtë aks.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Po ndodh...

ide