Ligjvënësit amerikanë kërkojnë sanksione të reja për Ballkanin
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë i ka kërkuar administratës së presidentit Donald Trump të vendosë sanksione ndaj zyrtarëve të Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë, pas raportimeve se autoritetet lokale kanë marrë në pyetje autorët e një raporti mbi mohimin e gjenocidit të Srebrenicës.
Sipas Semafor-it, deklarata është firmosur nga senatorët Jeanne Shaheen, Roger Wicker, Chuck Grassley dhe Dick Durbin, si edhe nga kongresmenët Bill Keating dhe Mike Turner.
“Jemi thellësisht të shqetësuar nga raportimet se punonjës aktualë dhe ish-punonjës, si edhe bashkëpunëtorë të Qendrës Memoriale të Srebrenicës, janë thirrur për t’u marrë në pyetje”, thuhet në deklaratën e ligjvënësve.
Ata i kërkojnë administratës Trump të zbatojë dispozitat e ligjit vjetor të mbrojtjes, i cili hyri në fuqi në muajin mars dhe parashikon vendosjen e sanksioneve ndaj personave që presidenti amerikan vlerëson se “kërcënojnë sigurinë, stabilitetin ose integritetin territorial të shteteve të Ballkanit Perëndimor”.
Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit nuk kanë komentuar kërkesën.
Nuk është hera e parë që Kongresi kërkon përdorimin e këtij mekanizmi.
Më herët gjatë këtij viti, një pjesë e të njëjtëve ligjvënës i kërkuan Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, dhe Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, të vendosnin sanksione ndaj ish-presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, për shkak të thirrjeve të tij për shkëputjen e entitetit serb nga Bosnja dhe Hercegovina.
Sipas raportimit, administrata amerikane hoqi sanksionet ndaj Dodikut vitin e kaluar dhe më pas e priti atë në Washington gjatë muajit shkurt.
Në të njëjtën kohë, Republika Srpska ka shpenzuar qindra mijëra dollarë për aktivitete lobimi pranë administratës së dytë Trump.
Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien, tha se kjo afërsi politike mund të shpjegojë hezitimin e administratës për të mbështetur deklarata që rikujtojnë gjenocidin e Srebrenicës.
“Keni një situatë ku një entitet, në emër të të cilit u krye gjenocid, ka interes financiar dhe politik të jetë shumë pranë kësaj administrate”, u shpreh O’Brien.
Sipas Semafor, mbetet ende e paqartë nëse administrata Trump do t’i përgjigjet kërkesës së ligjvënësve dhe do të aktivizojë mekanizmin e ri të sanksioneve për Ballkanin Perëndimor.
Po ndodh...
Rama's government no longer has enough Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128