BISEDAT/ Miqësia e brishtë, Llagami e KLGJ-së kupton që Bushka e kishte gënjyer për emërimin në GJK. Burgosja e Veliajt ishte kuptuar që para 1 viti: “Lali nuk e ngrys këtë vit...”

2025-03-16 10:17:25 / POLITIKË ALFA PRESS

BISEDAT/ Miqësia e brishtë, Llagami e KLGJ-së kupton që
Javët e fundit “Ora News” ka sjellë në vëmendjen e publikut lidhjet e deputetes së Partisë Socialiste Klotilda Bushka, njëherësh dhe kryetare e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, me çiftin Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, dhe veçanërisht me këtë të fundit.

Madje Bushka është thirrur edhe nga SPAK-u për të dëshmuar mbi hetimet e çiftit Veliaj-Xoxa dhe rolin e saj, ku prokurorët e posaçëm kanë dyshime të forta se ajo ka ndikuar në këto hetime përmes intimidimit të dëshmitarëve dhe helmimit të provave.

Publikisht Bushka nuk e ka mohuar lidhjen e fortë me Ajola Xoxën, por po ashtu ajo është shfaqur në takime private me përfaqësuesit më të lartë të sistemit të drejtësisë në vend, siç është dhe ish-kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureida Llagami, apo dhe kreun e ILD-së Artur Metani.

Qëndrimi me të tillë persona në takime private në parim për shkak të ndarjes së pushtetit nuk mund të ndodhë, por mes Bushkës dhe Llagamit kemi parë që takimet janë zhvilluar herë në zyrën juridike të Ajola Xoxës, e herë në ambientet e restorantit tek “Shallvaret”, ku shfaqeshin duke ngrënë krudo, pirë verë dhe cigare puro madje.

Por miqësia mes Bushkës dhe Llagamit duket se ka qenë një marrëdhënie e mirëfilltë interesash të përmbledhura me lajtmotivin: “Më jep, të të jap”.

Dhe në këmbim të ndihmës që Bushka kërkonte mbi personat që kishin në duar shqyrtimin e dosjeve hetimore në Apelin e GJKKO-së, duket se premtonte emërimet dhe vijimin e karrierës në sistem.

Në këtë kuptim Llagami e cila ishte në përfundim të mandatit në krye të KLGJ-së, duket se ka kërkuar postin e gjyqtares në Gjykatën Kushtetuese, emërim ky që bëhet përmes Kuvendit.

Dhe i pari institucion që vihet në lëvizje është Komisioni Parlamentar i Ligjeve që drejtohet pikërisht nga Klotilda Bushka.

Nisur nga këto interesa edhe miqësia mes tyre duket se ka zgjatur shumë pak, pasi vetë Llagami e ka kuptuar se premtimi i Bushkës ishte i gënjeshtërt.

Një gjë e tillë dëshmohet edhe në disa biseda të siguruara nga “Ora News” që Llagami zhvillon përmes aplikacionit “Signal”, që janë dhe lehtësisht të verifikueshme nga strukturat hetimore.

Bisedat në fjalë i përkasin muajve nëntor e dhjetor 2023, si dhe janar të vitit 2024.

Interesante është se në momentin kur dyshon se Bushka nuk po e ndihmon për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Llagami shprehet se Ilda (Klotilda Bukshka) e ka gënjyer disa herë.

Ndërkaq, një tjetër gjë po aq interesante është fakti se në gjirizet e drejtësisë dhe mazhorancës që para më shumë se një viti ishte vetëm çështje kohe burgosja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

BISEDA 23 nëntor 2023

BISEDAT/ Miqësia e brishtë, Llagami e KLGJ-së kupton që

Nereida Llagami: Unë i karikova të tërë! Veç Ramiu (Edi Rama) m’ka ngel! E lashë për në fund.
Klotilda Bushka: Do e karikojë ky! Kur të jetë në formë ai.

BISEDA 17 dhjetor 2023

BISEDAT/ Miqësia e brishtë, Llagami e KLGJ-së kupton që

Këtej më kanë dhënë “Ok”. Po me idenë se ka folur Ilda (Klotilda Bushka).
- Ehu. Pse mu. E kam pas ndjesinë, por s’kisha si ta provoja. Se s’doja me e hedh poshtë, prandaj ta kërkova ty.

BISEDA 10 janar 2024

BISEDAT/ Miqësia e brishtë, Llagami e KLGJ-së kupton që

Nereida Llagami: Më thotë që Lali (Erion Veliaj)...
- Filloi prapë...
Nereida Llagami: Nuk e ngrys këtë vit...
- T’i bojmë gati qelinë.
Nereida Llagami: I ka thënë...

 

Happening now...