Flakët mbulojnë Qafën e Koshovicës, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan
4 September 2026, 16:15 / AKTUALITET
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Qafës së Koshovicës në Fier, duke krijuar një situatë alarmante.
Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë edhe një sipërfaqe me pisha pranë liqenit, ndërsa tymi i dendur ka vështirësuar edhe qarkullimin në zonë.
Për shkak të situatës së krijuar, është bllokuar përkohësisht lëvizja e automjeteve në aksin rrugor Fier-Levan.
Ndërkohë, momente të rrezikshme janë regjistruar edhe pranë zonës së përfshirë nga flakët, ku një çift është përpjekur të shuajë zjarrin që kishte depërtuar në pronën e tyre.
Situata në zonë mbetet problematike, ndërsa flakët vijojnë të përbëjnë rrezik për sipërfaqet përreth.
LEXO EDHE:
Zjarri pranë liqenit të Levanit, flakët i afrohen disa lokaleve
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Nga Ermal Peçi
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Nga Eva Idrizllari
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
Nga Mentor Kikia
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128