Gazetari Poli Hoxha: Jemi vendi i parë i NATO-s ku arrestohet kreu i SHISH!

22 September 2026, 21:48 / POLITIKË ALFA PRESS
Gazetari Poli Hoxha: Jemi vendi i parë i NATO-s ku arrestohet kreu i SHISH!

Gazetari Poli Hoxha thekson se Shqipëria është vendi i parë i NATO-s ku ka një urdhër-arrest për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Hoxha vë në dukje se arrestime të këtij lloji mund të ndodhin vetëm me negocim.

Duke u ndalur te rasti i Vlora Hysenit, sipas tij kemi të bëjmë me një arrestim gjeo-strategjik, duke marrë parasysh pozicionin që ajo mban.

Kemi një turpërim të shtetit shqiptar. Janë dy raste, në 2022 me urdhër të Spanjës, i arrestuar shefi i shërbimit sekret të Ugandës, kemi në vitin 2025 shefin e shërbimit sekret të Kazakistanit për tradhti kombëtare, por nuk kemi asnjë rast në Perëndim, apo të një vendi që është anëtar i NATO apo kandidat për në BE. Arrestime të këtij lloji mund të ndodhte në vende të tjera janë bërë me negociim. Është një arrestim gjeo-strategjik në kuptimin e pozicionit që mban ajo. Nuk mund të ketë një arrestim të tillë nga SPAK-u, me mbështetje dhe bashkëpunim me SHBA-të dhe BE-në, të shefit në detyrë të shërbimit informativ”, tha Hoxha. (A2 Televizion)

Po ndodh...

ide