Goditet një grup trafiku droge në Prishtinë, arrestohen 6 persona! Mes tyre edhe ish ministri i Kulturës

15 November 2026, 15:47 / KOSOVA ALFA PRESS
Goditet një grup trafiku droge në Prishtinë, arrestohen 6

Të paktën 6 persona janë arrestuar nga policia në Prishtinë në kuadër të një operacioni antidrogë. Sipas mediave në Kosovë, në mesin e të arrestuarve është edhe ish ministri i Kulturës, Astrit Haraqija.

Gjatë kontrolleve në disa lokacione, policia sekuestroi rreth 1.6 kg kokainë, substanca të tjera  narkotike, përfshirë marihuanë dhe ekstazi, si dhe rreth 16 mijë euro para të gatshme në valuta të ndryshme.

Po ashtu, u sekuestruan 6 automjete, përfshirë Mercedes-Maybach, Mercedes GLE, Porsche, Audi dhe VË Tiguan, ora luksoze Rolex dhe Franck Muller, stoli të çmuara, telefona, pajisje elektronike, armë zjarri dhe municion.

Sipas Policisë, vlera e kokainës së sekuestruar vlerësohet në rreth 111 mijë euro, ndërsa vlera e përgjithshme e drogës dhe aseteve të sekuestruara arrin në rreth 301 mijë euro.

Po ndodh...