Japonia kërkon ndryshimin e hartës së OKB-së, zbulohet arsyeja
Japonia i ka kërkuar operatorit të një harte të re botërore të miratuar nga Kombet e Bashkuara që të korrigjojë paraqitjen e Ishujve Kurile, të cilët Tokio i konsideron pjesë të territorit të saj.
Qeveria japoneze ka protestuar zyrtarisht, pasi në hartën e re ishujt e diskutueshëm shfaqen me të njëjtën ngjyrë si territori i Rusisë, duke krijuar sipas saj një perceptim të gabuar mbi statusin e tyre.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi të premten për miratimin e hartës së re, e njohur si projeksioni hartografik “Equal Earth”. Japonia ishte mes 164 vendeve që votuan pro rezolutës, por më pas ngriti shqetësimet e saj lidhur me mënyrën sesi janë paraqitur Ishujt Kurile, të njohur në Japoni si “Territoret Veriore”.
Zëdhënësi i qeverisë japoneze, Minoru Kihara, tha të enjten se harta përmban një paraqitje që bie ndesh me qëndrimin zyrtar të Japonisë. Sipas tij, Tokio i ka paraqitur një protestë operatorit të faqes së hartës përmes kanaleve diplomatike, duke kërkuar korrigjimin e saj.
“Duhet të parandalojmë përhapjen e keqkuptimeve lidhur me territoret dhe emërtimet gjeografike”, deklaroi Kihara për gazetarët. Ai nuk bëri të ditur se kur qeveria japoneze ishte informuar për mënyrën e paraqitjes së ishujve në hartën e re.
Harta e re ka sjellë edhe debate të tjera ndërkombëtare. Ajo paraqet Afrikën në përmasa më të mëdha, ndërsa zvogëlon në raport me hartat tradicionale Evropën dhe Amerikën e Veriut. Sipas Kombeve të Bashkuara, qëllimi është të ofrohet një paraqitje më e saktë e përmasave reale të kontinenteve, ndryshe nga projeksioni tradicional Mercator.
Edhe Ukraina u përfshi në debat, pasi javën e kaluar abstenoi në votim. Përfaqësuesit ukrainas ngritën shqetësimin se Krimea e pushtuar shfaqej me ngjyrë të ndryshme nga pjesa tjetër e Ukrainës. Ata paralajmëruan se një paraqitje e tillë mund të hapë një “kuti të Pandorës” dhe të krijojë probleme në raport me Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare.
Po ndodh...
ide
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128