FOTOT: I riu prezanton veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX”, do të kushtojë deri në 1.7 milion euro

Vetura e parë shqiptare u prezantua dje në ekspozitën TREDITECH, në Torino, Itali.
Supervetura e re “Illyrian Pure Sport” ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi.
Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë. Ndërsa, çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro – në bazë të specifikave.
“Illyrian TSX” nga “Arrera” konsiderohet automjeti i parë shqiptar i realizuar nga Qëndrim Thaçi, nga komuna e Drenasit, i cili është rritur në Itali.
Thaçi, themelues i “Arrera Automobil”, është gati që ta promovojë projektin madhor në mbarë globin. “Illyrian Pure Sport do të jetë automobili i parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.
Kjo veturë pritet të jetë një rivale e fortë të “Lamborghini Aventador” apo “Ferrari 812 Superfast”.
Kjo veturë ngjan me “Porsche 9RE”, por ka pjesë edhe nga markat italiane.



-
-
Thesari i Vrapit, më i vlefshmi i gjetur ndonjëherë në Shqipëri
26 Janar, 21:10 -
Surprizuese! Këngë për Nënë Terezën nga Ukraina në “Eurovizion”
26 Janar, 20:12
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



