
"Pavarësia e Kosovës është fakt!"/ Ambasada amerikane ia "fik" ëndrrën Serbisë

Ambasada amerikane në Prishtinë thekson se kundërshton në mënyrë kategorike “çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”. Ambasada shton se qëllimi i Shteteve të Bashkuara është që të mbështesë Kosovën që të bëhet pjesë e strukturave evropiane dhe euroatlantike, duke bërë të qartë se “pavarësia e Kosovës është fakt”.
Ky reagim në Twitter vjen pas një lajmi se llogaria e Ambasadës amerikane në këtë rrjet social kishte “pëlqyer” një postim të një media serbe që fliste për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës, të pretenduara nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
“Llogaria zyrtare në Twitter e Ambasadës amerikane nuk e ka ‘pëlqyer’ qëllimshëm asnjë postim në Twitter në 24 orët e fundit. Siç e kemi thënë edhe më herët, kur ne duam të artikulojmë një qëndrim, ne e bëjmë përmes kanaleve zyrtare, deklaratave, e jo përmes ‘pëlqimeve’ në rrjetet sociale”, thuhet në sqarim.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128