“Vëllai nuk e do vëllain më të mirë se vetja”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK: Duhet të kemi ndonjë mallkim

17 Shkurt 2026, 20:54 / KOSOVA ALFA PRESS

“Vëllai nuk e do vëllain më të mirë se

Koloneli Dilaver Goxhaj, ish-zv/shefi i Shtabit të UÇK-së, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se shqiptarët duhet të kenë “ndonjë mallkim hyjnor, që nuk duam njëri-tjetrin”.

“Kjo gjykatë nuk pritej të ishte e tillë sepse kur grinden dy veta, shkojnë të dy në gjykatë. Luftuam me Serbinë, shkon në gjykatë pala e sulmuar dhe jo sulmuesi. Kjo është padrejtësia më e madhe që i bëhet Kosovës nga ndërkombëtarët. Pse ky agresivitet kaq i madh kundër ne shqiptarëve? Ne shqiptarët nuk po vëmë mend, nuk bashkohemi. Ndërkombëtarët na erdhën në ndihmë që ne të bashkoheshim. Në Konferencën e Rambujesë, Madelleine Albright shtoi një pikë të veçantë, ku thuhej që 3 vite pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, populli i Kosovës të bëjë referendum për të vetëvendosur: të jetë më vete apo me Shqipërinë. Fatkeqësia është që aty nuk e ngritën kurrë çështjen e referendumit. As Shqipëria nuk e bëri. Para 6 muajsh Shqipëria pati drejtimin e Këshillit të Sigurimit dhe ky këshill e ka të plotë marrëveshjen e Rambujesë. As Kosova nuk ia kërkoi Shqipërisë, edhe Shqipëria bëri të paditurën”, tha Goxhaj.

“Unë mendoj se kjo nuk ndodhi për shkak të inatit të shqiptarit. Vëllai nuk e do më mirë se vetja vëllain. Kjo e keqe na ka marrë në qafë prej shekujsh. Duhet të kemi ndonjë mallkim hyjnor, që nuk duam njëri-tjetrin. Nuk ka shpjegim tjetër. Secili dëshiron të jetë pasha në fshatin e tij. Po të bashkohemi, mendojnë qeveritarët se do kemi vetëm një kryeministër dhe më pak ministra”, shtoi koloneli Goxhaj. 

Po ndodh...