Kruja vazhdon të digjet, disa vatra aktive, era dhe terreni vështirësojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve

10 August 2026, 18:09 / AKTUALITET ALFA PRESS
Kruja vazhdon të digjet, disa vatra aktive, era dhe terreni

Situata e zjarreve në bashkinë e Krujës mbetet aktive. Terreni i vështirë dhe era e fortë po favorizojnë përhapjen e flakëve, duke mbajtur në gadishmëri strukturat e emergjencave civile, zjarrfikëset dhe Forcat e Armatosura.

Pasditen e sotme është regjistruar një riaktivizim në lagjen Abaze, aty ku vetëm dy ditë më parë nisi vatra që rrezikoi drejtpërdrejt qytetin e Krujës. Në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, efektivë ushtarakë dhe banorë vendas që po përpiqen të frenojnë përhapjen e flakëve.

Vatra në fshatin Halil vijon të jetë ende aktive. Operacioni për shuarjen e saj po zhvillohet në dy fronte: nga ajri me ndërhyrjen e helikopterëve të Forcave Ajrore dhe nga toka, ku puna e forcave operacionale vështirësohet ndjeshëm nga terreni i thyer.

Sipas Prefekturës së Durrësit, situata në Krastë po shkon drejt vënies nën kontroll. Gjatë ditës, rreth 50 efektivë të Forcave të Armatosura, së bashku me shërbimet zjarrfikëse, janë angazhuar në dy grupe të ndara për të konsoliduar suksesin e arritur gjatë natës, kur zjarri ishte vënë përkohësisht nën kontroll.

Po ndodh...