Vatër e re zjarri në veri të Krastës në Krujë, flakët i afrohen depove të eksplozivit
Një vatër e re zjarri është regjistruar këtë të hënë në Krastë të Krujës, vetëm pak orë pasi zona u përfshi nga flakët dhe pamjet nga ajri treguan pasojat e zjarrit.
Këtë herë, zjarri ka shpërthyer në pjesën veriore të Krastës ku sipas informacioneve nga terreni, flakët po përparojnë me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era e fortë.
Sipas burimeve në terren, zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht, ndërsa situata është bërë shqetësuese për shkak të pranisë së depove të eksplozivit në zonë, të cilat furnizojnë aktivitetin e guroreve.
Situata është alarmante, pasi një zjarr i ri shpërthen në të njëjtën zonë, ndërsa Krasta ende nuk ka dalë nga pasojat e flakëve të një dite më parë.
Por krahas rrezikut për mjedisin dhe pasurinë, tashmë ngrihet edhe një tjetër pikëpyetje: ku janë strukturat përgjegjëse për parandalimin dhe hetimin e këtyre rasteve?
Burime nga terreni e cilësojnë situatën si tregues të një paaftësie dhe indiferentizmi të policisë së Krujës, duke ngritur dyshime për mungesën e reagimit efektiv ndaj zjarreve të përsëritura.
Krasta digjet për të dytën herë, flakët i afrohen depove të eksplozivit, ndërsa qytetarët presin ende përgjigje nga institucionet.
Për momentin, prioritet mbetet neutralizimi i vatrës dhe mbajtja e flakëve larg depove, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e shpërthimit të zjarrit dhe nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128