Tifozët e PSG-së bojkotojnë Superkupën e Francës: Vendimi i LFP-së është qesharak

10 August 2026, 15:08 / SPORT ALFA PRESS

Situata i ka zemëruar shumë Collectif Ultras Paris (CUP), të cilët planifikojnë të bojkotojnë Superkupën e Francës (Trophée des Champions).

Pas vendimit të LFP-së për të hedhur short për të përcaktuar nëse ndeshja do të luhet në stadiumin e PSG-së apo të Lens, me rezultatin në favor të Lens, grupi i tifozëve parizienë ka vendosur të mos udhëtojë për në Bollaert-Delelis të dielën e ardhshme.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën në mbrëmje, CUP (Collectif Ultras Paris) detajoi arsyet e saj: "Ne mbajmë qëndrimin tonë; kjo lloj ndeshjeje duhet të luhet në fushë neutrale, me një shpërndarje të barabartë të vendeve midis mbështetësve të të dy klubeve."

Ata më pas kritikuan ashpër menaxhmentin e LFP (Ligue de Football Professionnel),"paaftësia e të cilit është e padiskutueshme", besojnë ata , dhe "vendimin e tyre thjesht qesharak" për të përdorur shortin për të zgjedhur vendin e ndeshjes.

Po ndodh...