Tragjedi në liqenin e Pogradecit, hidhet nga varka për të notuar, mbytet 32-vjeçari
10 August 2026, 16:36 / AKTUALITET
Një ngjarje e rëndë është shënuar në liqenin e Pogradecit, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën, pasi është mbytur në ujë.
Sipas të dhënave paraprake, 32-vjeçari ndodhej në një varkë rreth 150 metra larg bregut të liqenit, teksa po kalonte kohë në ujë, shkruan A2 CNN. Në rrethana ende të paqarta, ai është hedhur nga varka në liqen për t'u larë, por pak çaste më pas ka pasur probleme dhe është mbytur.
Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit nga ujërat e liqenit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128