E rëndë/ Përdhosen muralet me Adem Jasharin, Komandant Telin dhe simbolet e UÇK-së
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), dega në Çair të Maqedonisë së Veriut, ka dënuar ashpër përdhosjen e muraleve me figurat e Adem Jasharit, Komandant Telit, si dhe emblemën e UÇK-së dhe simbole të tjera të lidhura me luftën e shqiptarëve.
Në reagimin e saj, BDI e cilëson ngjarjen si veçanërisht shqetësuese për shkak të kohës kur ka ndodhur, në përvjetorin e masakrës ku humbi jetën Komandant Teli.
“Një pushtet i nënshtruar politikisht ka krijuar terren ku elementet radikale nacionaliste ndihen gjithnjë e më të inkurajuara të provokojnë shqiptarët, të prekin gjuhën e tyre, simbolet dhe tani edhe figurat e dëshmorëve”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Partia e lidh këtë ngjarje edhe me zhvillime të tjera të fundit, duke deklaruar: “Dje u hoq gjuha shqipe nga tabelat shtetërore në Tabanoc. Sot përdhosen Adem Jashari, Komandant Teli dhe emblema e UÇK-së në Çair”.
BDI i ka bërë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të identifikojë sa më shpejt autorët e aktit, të përcaktojë motivet dhe t’i vendosë ata para përgjegjësisë.
“Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme që urgjentisht të identifikojë autorët, të sqarojë motivet dhe t’i nxjerrë para përgjegjësisë. Presim reagim institucional, jo heshtje”, thuhet më tej në deklaratë.
Në përfundim, BDI thekson se Çairi ka respektuar dhe do të vazhdojë të respektojë çdo komunitet dhe qytetar, duke kërkuar të njëjtin respekt për historinë, gjuhën, simbolet dhe dëshmorët e shqiptarëve.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128