Çmimet përpijnë pagat/ Shtrenjtimi i jetesës godet shqiptarët, inflacioni në 3.4%
Inflacioni në 3.4%! Çmimet ndezin alarmin, ushqimet dhe karburantet shtrenjtohen
Inflacioni në Shqipëri ka arritur nivelin më të lartë që prej janarit 2024, duke shënuar një tjetër rritje të kostos së jetesës për qytetarët.
Sipas të dhënave të INSTAT, në korrik inflacioni arriti në 3.4%, nga 3.2% që ishte një muaj më parë. Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, rritja është me 0.9 pikë përqindjeje.
Rritja e çmimeve vjen në një periudhë kur, në mënyrë teorike, prodhimet vendase të sezonit duhet të ushtronin presion në ulje mbi çmimet e ushqimeve. Por të dhënat tregojnë të kundërtën. Ushqimet dhe pijet kanë vijuar të shtrenjtohen, me treguesin e kësaj kategorie që është rritur me 0.3 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë.
“Jemi në periudhën kur prodhimet vendase duhet të ndihmonin në frenimin e çmimeve, por realiteti që shohim në treg është tjetër. Për konsumatorin kjo do të thotë më shumë shpenzime për të njëjtat produkte”, shprehen qytetarët.
Ekspertja e ekonomisë Zana Guxholli e lidh një pjesë të presionit mbi çmimet me varësinë e lartë të ekonomisë shqiptare nga importet.
“Ne nuk i mbulojmë dot nevojat me prodhimin tonë. Varësia nga importi është një nga arsyet që çmimet tona janë të ekspozuara ndaj zhvillimeve jashtë vendit. Nëse nuk rrisim prodhimin vendas dhe produktivitetin, do ta kemi shumë të vështirë të kemi një stabilitet të qëndrueshëm të çmimeve”, thotë Guxholli.
Një tjetër sinjal shqetësues vjen nga lëndët djegëse. Sipas INSTAT, nga 3.5% në korrik 2025, rritja e çmimeve në këtë kategori ka shkuar në 4.1% në korrik të këtij viti.
Rritja e kostove të energjisë dhe transportit përcillet më pas në zinxhir te produktet dhe shërbimet, duke rënduar veçanërisht mbi familjet me të ardhura të ulëta.
“Kur rriten kostot e energjisë dhe të transportit, efekti përfundimtar shkon te konsumatori. Kjo është veçanërisht problematike për familjet me të ardhura të ulëta, sepse një pjesë më e madhe e buxhetit të tyre shkon për shpenzimet bazë. Prandaj, nëse presioni mbi çmimet vazhdon, politika ekonomike duhet të jetë shumë e kujdesshme”, argumenton Guxholli. /A2Cnn
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128