Nga pankartat te vezët/ Protestuesit paralajmërojnë “pritjen” e deputetëve të martën
Protesta kundër qeverisë vijon edhe në ditën e 99-të, ndërsa qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave të vendosura në shesh.
Pankartat e protestuesve përcjellin mesazhe për qëndresën, forcimin e zërit qytetar dhe vijimin e protestave, ndërsa në disa prej tyre bëhet edhe ironi me zhvillimet politike dhe institucionet.
“Ç’nuk na vret, na bën më të fortë. Për një herë, jemi dakord! 99 ditë në shesh”, “99, numri rritet. Edhe zëri ynë.”, “Qytetarët nuk heshtin më!” dhe “Për një Shqipëri më të mirë“, janë disa nga pankartat e qytetarëve në shesh.
Po ashtu ata kanë paralajmëruar se të martën do të jenë para Parlamentit, për të “mirëpritur” me vezë deputetët, në nisje të sesionit të ri Parlamentar.
“Të martën në Parlament, veza vjen si argument!”, thuhej në një prej pankartave.

Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
