Noizy në shënjestër? Gjendet lëndë eksplozive e pashpërthyer te dera e biznesit në Durrës

8 August 2026, 14:35 / AKTUALITET ALFA PRESS
Noizy në shënjestër? Gjendet lëndë eksplozive e

Një sasi e vogël e dyshuar lëndë eksplozive e pashpërthyer është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm në derën e një dyqani në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. 

Po ndodh...