Për herë të katërt në karrierë, Indrit Çullhaj shpallet kampion Ballkani dhe shkruan historinë e xhudos
Kampion Ballkani për herë të katërt. Indrit Çullhaj shkroi edhe një herë historinë në Kampionatin Ballkanik për Seniorë, të zhvilluar në Tiranë, në peshën 81 kilogramë. Një turne perfekt, katër fitore në po aq ndeshje dhe në finale mposhti malazezin Marko Gusiç.
29-vjeçari nuk ndalet këtu, dorashkën e hedh edhe për lojërat mesdhetarë që do të zhvillohen në datën 28 gusht
4 medalje të arta nuk janë rastësi për kampionin e xhudos.
Në fillim të gushtit u ngjit në podiumin e nderit, por sërish e gjen në stërvitje. Madje trajneri Florian velici nuk pranon pushime ka vendosur të qëndrojë në tiranë për përgatitjen e sportistëve për Lojërat Olimpike Los Angeles 2028.
“Jam i lumtur pasi gara e pare qe kemi bere , kemi marre gjithsej 6medalje , 2 ari, 2 argjend, 2 bronz. Shqipëria po rritet shumë interesi për xhudo, pasi po rritet numri i sportisteve. Kjo gjë më bën shumë të lumtur, Faleminderit Shqipëri !''
Kampionati Ballkanik, i organizuar në Tiranë nga Federata Shqiptare e Xhudos nën kujdesin e Federatës Ballkanike, mblodhi rreth 170 sportistë nga tetë vende të rajonit. Shqipëria u përfaqësua me 37 xhudistë dhe e mbylli aktivitetin me gjashtë medalje, ndërsa ari i Indrit Çullhajt ishte rezultati më i spikatur për ekipin kuqezi.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128