Përfundon raundi i parë i bisedimeve Zelensky-Witkoff-Kushner
Ka përfunduar raundi i parë i bisedimeve në Kiev mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Pas takimit me palën ukrainase, delegacioni amerikan ka kaluar në fazën e dytë të konsultimeve, këtë herë me përfaqësuesit evropianë. Në diskutime pritet të marrin pjesë këshilltarët e sigurisë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Francës.
Zelensky kishte konfirmuar më herët se në Kiev ishin planifikuar dy seanca të ndara bisedimesh: fillimisht me delegacionin ukrainas dhe më pas me partnerët evropianë.
Takimi me Witkoff dhe Kushner nisi rreth orës 14:20, sipas njoftimit të Zelenskyt. Presidenti ukrainas kishte deklaruar gjithashtu se Ukraina ishte përgatitur për t’i pritur të dërguarit amerikanë në aeroport, por fluturimi i tyre u pengua nga Rusia.
Një ditë më parë, më 5 shtator, Witkoff dhe Kushner zhvilluan bisedime në Moskë me përfaqësues të Kremlinit. Yuri Ushakov, këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin, tha se gjatë takimit Putin kishte përsëritur bindjen se objektivat e tij të luftës do të arrihen.
Shtëpia e Bardhë i cilësoi bisedimet në Moskë si “përmbajtëse”, ndërsa bëri të ditur se hapat e ardhshëm në përpjekjet diplomatike do të bëhen të ditur gjatë javëve në vijim.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128