Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Rama: Konflikt banal dhe brutal! Zonën do ta shpronësojmë për interes publik

4 September 2026, 15:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi ngjarjen e djeshme, ku dy biznesmenë u përfshinë në përplasje në qytetin e Vlorës.

"Historia e djeshme e konfliktit banal mes dy ndërtuesve në Vlorë, nga ana tjetër një analizë e hartës pronësore në fjalë, n aka bindur që jo vetëm duhet ti japim fund asaj historie, por dhe duhet ti japim një mesazh të qartë të gjithë atyre që zhvillojnë apo menaxhojnë asete turistike.

Ata duhet të kuptojnë që smund të cenojnë me qasje e sjellje lënduese atë qëështë mission kombëtar, i Shqipërisë turistike që shkon shumë përtej transformimit fizik dhe imponon të gjitha këto vetvet në radhë të parë nga investitorët tek kamarierët që të mendojnë dhe të sillen si ambasadorë të turizmit shqiptar edhe me njëri tjetrin, lërë me shoqërinë shqiptare dhe vizitorët e panumërt.

Banaliteti dhe brutaliteti duhet të marrin përgjigjet që kërkon rëndësia shoqërore e misionit kombëtar, dhe autorët e veprimeve lënduese, me harbutllëk mbi klientët, papërgjegjshmëri mbi hapësirën e përbashkët, akte arrogance, zhurma dhurmuese duhet të bëhen shembull të një vije e kuqe të domosdoshme për Shqipërinë turistike.

Ne kemi vendosur ta shpronësojmë për interes publik të gjithë atë zonë e atij konflikti banal dhe brutal të ditës së djeshme, dhe sipas ligjit ta kthejmë në asset publik e turistik për të gjithë, një oaz natyror për pemën e bekuar të ullirit. Një park I gjallë, ku do mbillen e ruhen varietetet autoktone shqiptare dhe të mesdheut, do të ekspozohen tërë vajrat e ullirit që prodhohen në Shqipëri. Një adresë e re informimi, një hapësirë e re dijeje e turizmit të eksperiencës, një tokë që i ndau me dhunë dy investitorë fqinj, duke pështirosur tërë Shqipërinë, një hapësirë që do i bashkojë të gjithë, një territory paqeje nën hijen e Pemës së Paqes, pemës së ullirit,” shprehet Rama.

Po ndodh...

ide