“Jo zgjedhjeve të reja”/ Seanca konstituive në Kosovë mblidhet më 9 shtator

4 September 2026, 17:14 / KOSOVA ALFA PRESS
“Jo zgjedhjeve të reja”/  Seanca konstituive në

Deputetët e zgjedhur në Kosovë pritet të mblidhen më 9 shtator për vijimin e seancës konstituive të Kuvendit, në përpjekje për të formuar institucionet e reja të vendit pas zgjedhjeve të qershorit, dhe për t’i dhënë fund krizës pothuajse dyvjeçare politike.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi të premten se ka vendosur që seanca e mbetur në gjysmë muajin e kaluar të vazhdojë të mërkurën në orën 11:00, shkruan A2.

Ai tha se e mori këtë vendim pas arritjes së një marrëveshjeje të brishtë politike mes Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, për kandidatin për president të Kosovës.

“Edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë, nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e të gjitha institucioneve, kam vendosur që vazhdimin e Seancës Konstitutive ta thërras më 9 shtator, në orën 11:00”, tha Dehari në Facebook.

Zgjedhja e Presidentit të ri të vendit është në qendër të krizës politike tani, pasi kërkohet një marrëveshje politike mes pushtetit dhe opozitës për t’i siguruar votat e nevojshme.

Po ndodh...

ide