“50 milion euro ndihmë për Kosovën”/ Basha: Propozimin e mirëpritën dhe partnerët

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se propozimin e tij në Kuvend që Shqipëria të ndihmojë me 50 milionë euro në vit ndihmë ushtarake Kosovën, është mirëpritur edhe nga partnerët ndërkombëtarë dhe vetë Kosova.
Komentet Basha i bëri në një intervistë për mediat, ku tha se Shqipëria duhet t’i qëndrojë në krahë Kosovës në këtë situatë të vështirë.
Ai shtoi gjithashtu se një propozim i tij për sekuestrimin e aseteve të Federatës Ruse është miratuar unanimisht në Komitetin për Demokraci dhe Çështjet Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Pjesë nga deklarata e Bashës
Katër çështje kam për të parashtruar, që kanë të bëjnë me katër zhvillime aktuale dhe prej disa javësh. Duke filluar me aktualet, ndonëse është një çështje që shkon përtej kufijve të Shqipërisë, madje përtej kufijve të rajonit, është një çështje që lidhet edhe me Shqipërinë, natyrisht me Kosovën dhe rajonin dhe kjo është miratimi i djeshëm unanim në Komitetin për Demokraci dhe Çështjet Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës i tre dokumenteve të propozuara nga unë në cilësinë e raportuesit mbi një temë për të cilën kemi raportuar gjerësisht, por që unë nuk kam pasur rastin ta diskutoj me ju apo me publikun që ka të bëjë me konfiskimin e aseteve dhe pasurive sovrane të Rusisë, të Federatës Ruse të gjendura jashtë Federatës Ruse dhe v…
Ka qenë një process i gjatë që ka nisur që vitin e kaluar, që do të vazhdojë, shpresoj pas miratimit të Komitetit politikë dhe hapat e tjera administrative të këtij procesi do t’i paraqitet asamblesë parlamentare në seancë plenare për miratim dhe do të konkretizohet në një instrument ndërkombëtar dhe në një fond ndërkombëtar, ku shtetet të cilat kanë në posedim fonde, asete, pasuri të Federtës Ruse do t’i transferojnë këto pasuri dhe pastaj do të administrohen për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës.
Pa asnjë diskutim ne si vend duhet të renditemi krah vendeve demokratike, krah Aleancës Euroatlantike. Shqipëria duhet të qëndrojë krah Kosovës. Kemi bërë një amendament për buxhetin që të rialokohen 50 milion euro ndihmë ushtarake për Kosovën. Ky propozim është mirëpritur në Kosovë dhe nga partnerët. Shpresoj në diskutim të përgjegjshëm dhe miratim të këtij amendamenti
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



