
Pas ftesës së Berishës, Dash Sula rikthehet sot në listën e PD në Elbasan?- Ja si përgjigjet Ivi Kaso


Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, nuk ra dakord as për të qenë pjesë e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ të drejtuar nga Adriatik Lapaj, pas largimit nga lista e hapur e PD-së në Elbasan.
Por pasi kryedemokrati Sali Berisha i bëri sërish ftesë për ta menduar qëndrimin në PD, duket se janë përhapur lajme se Dash Sula po përgatit rikthimin në listën e PD-së në qarkun e Elbasanit.
Por zyrtari i lartë i PD-së, Ivi Kaso, teksa u pyet nga gazetari Erion Dushi në ‘Ditari i Fundjavës’ në A2 CNN lidhur me diçka të tillë, tha se ishte hera e parë që e dëgjonte këtë lajm.
Ai tha se do të surprizohej nëse Dash Sula do të kthehej në listën e PD-së në Elbasan, megjithëse nuk konfirmoi nëse ka bisedime për një zhvillim të tillë.
Pjesë nga biseda në studio:
Dushi: Kam burime që më konfirmojnë se sot Dash Sula futet në listën e Elbasanit
Kaso: Paskeni më shumë burime se mua, nuk e kam dëgjuar një gjë të tillë. Do të më dukej surprizë që Dash Sula të futej sot në listën e PD në Elbasan. Do më dukej surprizë, pavarësisht se Sula ka qenë dhe është deputet i PD. Ai ka ushtruar aktivitet politik brenda kësaj force dhe kjo që thoni ju do të ishte krejt e natyrshme në kushte normale. Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë, nga ju po e dëgjoj për herë të parë.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128