Lajme flash

Çelja e fushatës së PS-së, Berisha e ironizon me shqiptarët në Breshia: Ministreshat e stolisura si sulltaneshat e Zululandit kërcyen vallen e hajdutit

13 Prill 2025, 18:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Çelja e fushatës së PS-së, Berisha e ironizon me

Sali Berisha komentoi çeljen e fushatës së socialistëve dje në Tiranë me valle në sheshin Skënderbej. Berisha vuri në dukje veshjet e shtrenjta të ministreve të Ramës teksa kërcenin valle, ku binte në sy rripi i Belinda Ballukut, që kushtonte 1200 euro.

Berisha: Dje Toto Rino i Shqipërisë, paraqiti programin. Hapi fushatën më të shkretë që ka hapur ndonjëherë ajo parti që nga koha e PPSH. Falënderoi socialistët e Tiranës që e lanë në vetminë më të madhe. u treguat patriotë. Programi ynë për të gjithë shqiptarët. U përpoq të mbuloj dështimin me vallen e ministresha të stolisura si sulltanesha e Zululandit me aksesore nga më të kushtueshmit. Në fjalën e tij hallet e qytetarëve nuk ekzistojnë. E mbyllën programin me vallen e hajdutit. 11 maji po vjen, është fundi juaj, ligji ju pret.

U tundi shqiptarëve pasaportën europiane. Pasaporta europiane e Edi Ramës, ka fytyrën e Taulant Ballës. Erion Veliajt, e bandave dhe Suel Çelës. T’i japim përgjigjen që meriton.

 

Po ndodh...