Gënjeshtra për Bashën vrapoi së bashku me Ramën, Berishën, Metën, por e vërteta triumfoi!

Gënjeshtra udhëton më shpejt se e vërteta, ose veshur me rrobat e saj thotë një proverb.
Lulzim Basha priti në qetësi të vërtetën udhëtare e çalë, por e arrirë në stacionin e së drejtës!
Po të kujtoni "hallemëdhenjtë" që artikulonin studiove televizive akuzat për rubla ishin ata që i shërbyen komunizmit edhe pas viteve 90.
Ishin po ata që hodhën parrullën "e famshme" në zgjedhjet e 2021 "Ka Amerikë por ka edhe Rusi"!
Në një sistem politikë i ngritur në bazë pazaresh e shpifjesh si ky i yni, vjen si sjellje normale trillimi e baltosja. Të guxosh të nxjerrësh nga skena politike tre "kapopushtetarë të përlyer" duke u bazuar në parime e vlera, sigurisht nuk është e thjeshtë!
Amerika e cila nuk lëkundet nga e drejta hodhi dritë mbi të vërtetën e krijuar nga trekëndëshi që mban ende tranzicionin "gjallë" duke dëmtuar demokracinë.
Në optikën time, demokracinë në Shqipëri nuk e ka "minuar" vetëm Berisha, por dhe Metaj e Rama! Ndaj besoj në fuqinë e SHBA-ve për t'i varur në qafë të njejtën medalje dhe dy të tjerëve.
Besoj në SPAK, se drejtësia do të bëhet deri në konfiskimin e pasurive, që "ndërgjegjësohen" ata vetë sa i kanë marrë këtij mileti.
Jemi mësuar të presim, jemi popull durim-madh, presim me qetësi të shohim ndëshkim te ata që na cënuan demokracinë neve, dhe kanë tronditur të ardhmen e fëmijëve tanë.
E vërteta mbërrin edhe se vonë!
Dhe e vërteta është se Lulzim Basha, do të drejtojë Shqipërinë dhe do të jetë lideri që do t'i jap fund epokës së tranzicionit!
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


