“Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk është vendi ku bëhet show politik “/ PD, Alibeaj: Çdo parti dhe fluks opozitar është i mirëpërfaqësuar

24 Janar 2024, 16:19 / POLITIKË ALFA PRESS

“Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk është vendi ku

Pas pretendimeve të deputetëve të “Rithemelimit”, ka reaguar bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj shprehet se Komisioni i Reformës nuk është vendi ku bëhet show politik, njëkohësisht shton se opozitarizmi nuk është certefikatë që mund ta shpërndajë dikush.

Komisioni i reformës zgjedhore nuk është vendi ku bëhet show politik, qoftë edhe për të shkuar drejt rrugës së shpresës. Opozitarizmi nuk është çertifikatë që të mund ta shpërndajë dikush.

Rregullat e lojës janë ato të caktuara, që kur u nis procesi i reformës. – shpreht më tej ai. – Aty, çdo parti dhe fluks opozitar është i mirëpërfaqësuar, me kërkesë të vetë PDSH. Secili ka të drejtë dhe detyrim të marrë pjesë, të ulet, të punojmë e të bëjmë propozime opozitare bashkë. Ashtu siç PD ka bërë deri më tani, për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë dhe zgjedhjet e ndershme: me lista të hapura, Shqipëria 1 zonë elektorale, votë për diasporën dhe votim&numërim elektronik. Rregullat nuk ndryshojnë sa herë që ndonjë deputet ndryshon qendrim.

Në fund Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Alibeaj, shpreh bindjen e tij se partia që ai përfaqëson është e vendosur për reformë zgjedhore për shqiptarët.

 

Po ndodh...

ide