
Përgatitjet para 11 majit, Rama mbledh kandidatët e Tiranës: Nuk duhet ta humbasim trenin e BE-së

Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryetarit e të Partisë Socialiste e ka nisur ditën e parë të javës me një takim që në orët e para të mëngjesit duket prezantuar kandidatët për deputetë në Qarkun e Tiranës që do të garojnë në zgjedhjet parlkamentare të 11 majit.
“Patjetër që të gjitha zgjedhjet kanë qenë të rëndësishme ku hyjmë për të fituar, dhe kanë pasur peshën e vet mbi fatin dhe ecurinë e vendit. Këto zgjedhje kanë një peshë specifike të rëndësishme, këto janë të parat që kanë një rëndësi të posaçme gjeo-politike. Mundësia e hyrjes së Shqipërisë në BE është reale e prekshme dhe aktuale. Besoj nuk ka qenë asnjëherë e dyshuar nga partnerët tanë evropiane që vendi ynë do të jetë anëtare në BE por asnjë herë si sot kjo nuk ka qenë diçka konkrete dhe aktuale.
Është hapur një dritare që nuk do të qëndrojë e hapur aty gjithmonë. Si rezultat i të gjitha përpjekjeve të bëra dhe i arritjeve të realizuara ne kemi mundësi ta shfrytëzojmë këtë moment dhe ky është një nga ato ku treni i historisë kalon përpara nesh dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm, treni ndalon shumë pak në stacion nuk rri pafundësisht sepse e tillë është mënyra se si zhvillohet historia. Ne nuk duhet ta humbim këtë tren dhe nuk do ta humbim.
Sot duke parë ndryshimet tektonike që kanë nisur në të gjithë botën, këtu ka një punë e diskutim për të bërë më njerëzit, ka nevojë që në fushatë e kontakte tu flasim njerëzve për rëndësinë e ndryshimit të statusit tonë. E lidhin futjen në BE me episode sporadike ose momente që u kanë mbetur në tokë, kjo është me rëndësi jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke hyrë në BE Shqipëria mund të sigurojë lirinë individuale për çdo njeri. Liria individuale është e kërcënuar në vendin tonë”, tha Rama.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128