
Rrethrrotullimi 2 vjeçarë i Gazment Bardhit, si model vetëposhtërimi!

Të ndryshosh mendim në politikë nuk është gabim.
Por të kthehesh aty nga ku je nisur para dy vitesh dhe ndërkohë të deklarosh që, "kam të njëjtin mendim me atë që kisha kur ika, por u ktheva se nuk kisha ku të shkoja, se pa punë nuk mund të rrija pas vitit 2025"?!
Kjo nuk është më politikë.
Kjo është të vetë-poshtërohesh, pa pasur pikë respekti për veten.
Përshembull, nëse Gazment Bardhi thotë sot që kam bërë gabim që mbështeta përjashtimin e Berishës, kjo bën sens, sepse politikani mund të pendohet dhe të reflektojë për të shkuarën e tij.
Ky lloj qëndrimi është në të drejtën e tij, por të lëpish akuzat se Berisha kërkon që ta kthejë PD në bunker anti-drejtësi dhe anti-SHBA, të kapërcesh ylberin e parimeve dhe të moralit politik brenda një kohe të shkurtër, kjo nuk është gjë tjetër veçse tallje me ata që të kanë besuar dje.
Megjithatë demokratët nuk mund të bashkohen pse Bardhi ka bërë një rrethrrotullim:
Parimet
Idetë
Alternativa
Mbështetja ndaj drejtesisë
Mbështetja te aleatët strategjikë, etj, etj, janë disa nga arsyet madhore, të cilat mund ti motivojnë demokratët që të bashkohen.
Dhe thelbesore është që të zgjidhet problemi kyç që i ndau realisht demokratët 2 vite më parë.
E sigurt është që meqenëse Bardhi paska thënë se dështoi në largimin e Berishës si kryetar i Rithemelimit, të jetë i sigurt se hera e parë e "dështimit" është pak e vështirë. Tani që struci e nxorri kokën nga rëra, do e ketë më të lehtë...
Fatekeqësisht eksperimentet që po bëjnë gazbardhistët me demokratët për ata mund të jenë "pragmatizëm politikë", por demokratët e thjeshtë dhe Partine Demokratike po i dëmtojnë dhe po i sabotojnë jashtëzakonisht shumë.
Ky lloj "bashkimi" u provua në Kukës se çfarë sjell në një përballje elektorale..
Uroj që këtë herë rrethrrotullimi i tij të jetë më i shpejtë dhe më i shkurtër. Të rehatohet si krahu i majtë i Berishës, se të djathtin ja ka zënë Flamur Noka me kohë.
Kështu ndahet përfundimisht shapi nga sheqeri dhe demokratët e trullosur të hapin sytë, e të ecin vetëm përpara./Neritan Vladi, kryetar i PD, dega 11 Tiranë
-
-
-
-
Prapaskenat/ Pse e fshikulloi Rama ish ministren Olta Xhaçka
13 Shkurt, 10:11

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128