Revolta kundër Ramës/ “Na arrestojnë në protesta paqësore, çfarë shteti është ky?”, aktivistja Lleshi: Nuk na intimidoni dot, s’e lëmë asnjëherë sheshin
Këtë të premte mbahet protesta e 97-të para Kryeministrisë. Qytetarët protestojnë me synimin e vetëm, largimin e kreut të qeverisë Edi Rama.
Akitvistja Arvina Lleshi u ndal të fliste për arrestimin e protestueve, pak ditë më parë gjatë tensioneve në protestën e mbajtur te Kryeministria.
“Po e hap fjalën time me thirrjen që bëra më parë, unë u arrestova nga urdhëri i shefit të krimit, Ervin Hasrama. Po protestoja paqësisht kur erdhi dhe i dha urdhër, kapeni këtë vajzën dhe arrestojeni. Nëse mendoni se mund të na intimidoni, me forma të tilla presioni, po ua them publikisht që nuk ia dilni dot. Unë do dal çdo ditë në protestë, përsa kohë ajo është paqësore. Kemi qënë duke protestuar paqësisht, ne nuk kemi bërë asgjë të keqe. Policia nuk ka pse ndjehet e ofenduar nga thirrjet e protestuesve. Nga bisedat që kam bërë me policët, ata ankohen për pagat dhe oraret shtesë”, tha ajo.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128