U arrestua në protestë, Arben Kola flet në protestë pas lirimit: U bë me urdhër të Edi Ramës! Regjimi është i tmerruar
Aktivisti Arben Kola, i cili u la i lirë pas 72 orësh në qeli bashkë me 13 protestues të tjerë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që e shpalli arrestimin e tyre të paligjshëm, ka mbajtur një fjalim para turmës së mbledhur në protestë, duke e cilësuar ndalimin e tij si një akt të pastër politik.
Kola deklaroi para protestuesve se reagimi i disproporcionuar i organeve të rendit tregon sipas tij frikën e ekzekutivit përballë revoltës qytetare, ndërsa hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit dhe strukturave të zbavitjes së ligjit.
“Regjimi është i tmerruar siç e keni parë! Rama ka edhe ca ‘djaj’ dhe ata fshihen diku mes policisë dhe herë pas here mes prokurorisë. Arrestimi i aktivistëve, përfshirë mua, ishte një arrestim politik me urdhër nga Edi Rama,” u shpreh Kola para turmës.
Më tej, aktivisti kritikoi ashpër drejtuesit e policisë që ekzekutuan urdhrin e shoqërimit, si dhe përfaqësuesit e organit të akuzës që kërkuan qëndrimin e tyre në burg, duke i vlerësuar veprimet e tyre si profesionaleisht të dështuara.
“Ishte një arrestim me zbatim të vobektë nga disa shefa policie dhe, për turpin e qeverisë, edhe disa prokurorë ishin bërë palë pasi ishin analfabetë,” përfundoi Kola reagimin e tij pas daljes nga ambientet e izolimit.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128