Lëkundje tërmeti në Elbasan

4 September 2026, 21:38 / AKTUALITET ALFA PRESS
Lëkundje tërmeti në Elbasan

Një lëkundje sizmike me magnitudë 2.7 është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte, në zonën e Elbasanit.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Tregan, rreth 7 kilometra larg qytetit të Elbasanit.

Lëkundja është regjistruar në një thellësi prej rreth 10 kilometrash nën sipërfaqen e tokës.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Po ndodh...

ide