Del nga kontrolli zjarri në Himarë, raportohet për shtëpi të djegura dhe rrezikohen disa të tjera! Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të premteje në bypasin e qytetit të Himarës, ku flakët po përhapen me shpejtësi. Mësohet se flakët të favorizuara nga era e fortë, ku raportohet se deri më tani janë djegur disa shtëpi.
Banorët kanë kërkuar që autoritetet të ndërhyjnë nga ajrin sa më shpejt se zjarri është duke përparuar shumë. Ndërsa po ashtu, ai ka deklaruar se deri më tani nuk ka asnjë njoftim për autoritetet për evakuim.
“Himara po digjet. Kërkohet një ndërhyrje nga ajri, ju lutem sa më shpejt. Ka disa shtëpi të djegura, nuk ka vetëm një. Dhe asnjë raportim deri më tani nga autoritetet zyrtare. Zjarri po afrohet në banesat e tjera”, deklaron banori.
Video credits: Disidentet
Ende nuk dihen se cilat janë shkaqet e zjarrit ndërsa pritet që në vijim të ketë edhe një reagim zyrtar. Situata vijon që të jetë kritike, ndërsa pritet që të ketë ndërhyrje nga ajri.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128