97 ditë protestë/ Qytetarët vijojnë qëndresën, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kastës politike

4 September 2026, 22:43 / POLITIKË ALFA PRESS
97 ditë protestë/ Qytetarët vijojnë qëndresën,

Prej 97 ditësh, qytetarët vijojnë protestën në rrugë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij. Dorëheqja e kryeministrit mbetet një nga kërkesat kryesore të protestuesve, të cilët e konsiderojnë atë të panegociueshme.

Edhe mbrëmjen e sotme, protestuesit janë mbledhur me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga qëndresa e tyre. Ata shprehen se protesta do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të artikuluara prej tyre.

Gjatë protestës janë dëgjuar edhe thirrje si “Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes aktuale.

Protestuesit paralajmërojnë se do të vijojnë mobilizimin edhe në ditët në vijim, duke e cilësuar qëndresën e tyre si një betejë për ndryshim politik.

 

Gjithashtu më 12 shtator protestuesit kanë paralajmëruar protestë masive.

 

Po ndodh...

ide