Vendos talenti i Bayernit, do luajë për Kosovën

4 September 2026, 20:10 / SPORT ALFA PRESS

Një lajm i rëndësishëm vjen për Përfaqësuesen e Kosovës. Talenti i Bayern Munichut, Erblin Osmani, ka vendosur që në të ardhmen të përfaqësojë “Dardanët”.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili ka konfirmuar se Osmani ka zgjedhur Kosovën.

“Nder i veçantë që sot ia dorëzova pasaportën e Republikës së Kosovës talentit tonë të Bayern Munchen, Erblin Osmanit dhe gjithashtu të ndaj lajmin e madh për futbollin kosovar:

Erblini do të luajë për Kosovën. Mezi presim ta shohim talentin tonë me fanellën e Dardanëve dhe ta përfaqësojë Kosovën me krenari. Faleminderit Presidentit Agim Ademi dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për angazhimin dhe përkushtimin. Kjo është edhe një dëshmi tjetër se talentët tanë po zgjedhin Kosovën dhe se e ardhmja e futbollit tonë është e ndritur”, ka shkruar ambasadori Ajeti.

 

 

795557662 4715518282017977 3542850266503953537 N
795557662 4715518282017977 3542850266503953537 N

 

Po ndodh...

ide