Arrestohen dy trajnerët në Sarandë, rrahën me grushte futbollistin e tyre

Dy trajnerë futbolli janë arrestuar nga policia ne Sarandë, pasi akuzohen se kanë dhunuar lojtarin e ekipit të tyre, gjatë një ndeshje të kategorive të ulëta të futbollit shqiptar.
Specialistët e krimeve në Sarandë, pas marrjes së njoftimit se futbollisti me inicialet A.S. ishte goditur me grushte, nisën punën për zbardhjen e ngjarjes, duke zbuluar se 21-vjeçari ishte dhunuar nga trajnerët e tij.
Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve.
“Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve N. N., 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dh. M., 45 vjeç (trajner altlet), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim”, sqaron policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Namiri, modeli i luftës së shoqërisë në pabarazinë e vlerave
Humbja që lë pas boshllëk
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

