Evropa i vihet pas Kimmich, nga Arsenal te Barça, të gjithë duan gjermanin

4 Mars 2025, 11:00 / SPORT ALFA PRESS

Evropa i vihet pas Kimmich, nga Arsenal te Barça, të gjithë

Në shtëpinë e Bayern Munich, në vigjilje të sfidës kundër Leverkusen në Champions dhe më pas kundër Dortmund, ndeshje këto që pritet të thonë jo pak mbi fatet e këtij sezoni, drejtuesit e klubit duhet të kujdesen edhe për çështjen “Kimmich”. Mesfushori gjerman, kapiten i ekipit përfaqësues, është futur në vitin që i skadon kontrata, më 30 qershor. Në mënyrë të papritur drejtuesit u tërhoqën nga ideja për të rinovuar kontratën duke e konsideruar të tepërt kërkesat e tij.

Në kushte të tilla, Kimmich është kthyer në një okazion shumë të rëndësishëm për disa klube Evropiane. Mesfushori është kthyer në prioritet për ekipin e Arsenal që sheh te Kimmich zëvendësuesin ideal të Jorginho-s, me italo-brazilianin që bën më pjesë në planet e Artetës.

Jo vetëm Arsenal, një klub shumë i interesuar tani për shërbimet e Kimmich është edhe Barcelona. Të shtyrë nga trajneri Hansi Flick, Barcelona mund ta provojë në fund të sezonit të josh futbollistin e Bayern Munich.

Një tjetër opsion për të ardhmen e tij është edhe PSG, me klubin francez që provoi edhe gjatë verës së vitit 2024 me një ofertë konkrete.

Në çdo rast, nuk përjashtohet mundësia që nga këtu e deri në fund të sezonit, Kimmich dhe Bayern të gjejnë një akord, siç ndodhi me lojtarë si Musiala, Devids apo siç pritet të ndodhë edhe me Upamecanon.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128