Itala e “pafat”, dëmtohet “ylli” i sulmit në Kombëtare, buzëqeshin “Legjionarët”

Padyshim është një nga lojtarë kyç, në sulmin e “Zijeshilëve” të Sassuolo edhe Kombëtares së Italisë. Anësori, Domenico Berardi është protagonist në të dyja këto skuadra, mirëpo duket se do mungojë për një kohë të gjatë, pasi në stërvitjen e së enjtes pësoi një dëmtim në mesikun e gjurit të majtë dhe duhet të hyjë në sallën e operimit.
Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi i Sassuolo, të cilët me anë të një postimi, në profilet zyrtare të klubit kanë njoftuar për dëmtimin e meniskur medial, si dhe kanë njoftuar se Berardi do të hyjë, që në këtë të premte, në sallën e operiacionit, për të filluar sa më parë të jetë e mundur periudhën e riaftësimit.
Deri më tani nuk ka një datë të saktë, se kur Berardi mund të rikthehet në fushë, megjithatë nëse 29-vjeçari nuk arrin të rikuperohet në kohë do të ishte një humbje e madhe për teknikun e Kombëtares së Italisë, Luciano Spalletti, ama një “lehtësim” për Kombëtaren tonë, të cilët do të kenë një mundësi më pak për të kërcënuar portë tonë.
Po ndodh...
ide
Namiri, modeli i luftës së shoqërisë në pabarazinë e vlerave
Humbja që lë pas boshllëk
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
