Keylor Navas një hap larg qëndrimit tek Parisi

31 Gusht 2022, 12:04 / SPORT ALFA PRESS

Keylor Navas një hap larg qëndrimit tek Parisi

Interesi i Napolit për Keylor Navasin besohet se shumë shpejt do të marrë fund pasi flitet se gardiani i ‘’ Les Pariziens ‘’ do të qëndrojë në ‘’ Parque de Prince ‘’. 

Sipas  ‘ L’ Equipe ‘ , kampionët në fuqi të Ligue 1 kanë ndryshuar mendje  për arsye se 35 vjeçari konsiderohet i rëndësishëm nga Christophe Galtier i cili e ka grumbulluar për ndeshjen e sotme kundër Toulouses .

Në shumë raste francezi e ka theksuar se Keylor Navas do të jetë zëvëndësuesi i Gianluigi Donnarummas, situatë që nuk ka ndryshuar, të paktën deri në këto momente. 

 Megjithatë historia mund të marrë një tjetër rrjedhë nga momenti në moment duke qenë se jemi afër Botërorit të Katarit dhe për ‘’ Panterën ‘’ është i domosdoshëm aktivizimi për të arritur siç duhet në këtë eveniment magjik , me një kombëtare që impresionoi në të kaluarën duke arritur deri në çerekfinale.

Koha e mbetur e merkatos konsiderohet një finale për të ardhmen e ishi-t të Real Madridit , i cili me shumë gjasa do ti lërë me duar bosh të ashtuquajturit  ‘’ Il Partenopei ‘’.

 

Po ndodh...