Kupa e Shqipërisë/ Të mëdhatë nuk falin, Laçi eliminon Dinamon

Natyrisht po priteshin disa rezultate surprizë, por jo kur bëhet fjalë për kryesuesit e Superiores. Egnatia, Tirana e Partizani kanë arritur të bëjnë “detyrën”, në raundin e 1/8-ve.
Kështu, në “Selman Stërmasi”, bardheblutë e Julian Ahmatajt kanë bërë detyrën ndaj dibranëve, të Korabit, duke i mundur këta të fundit, me rezultatin e pastër 3 me 0.
Fitorja mund të thuhet që u “vulos”, që në pjesën e parë të sfidës falë golave të Bruno Lulajt e Liridon Latifit, në minutat 28’ e 39’, ndërsa rezultatin e përgjithshëm e “hipotekoi” kapiteni, Erion Hoxhallari, në minutën e 47’.
Fitore të thellë pati edhe në “Areën e Demave”, me “Demat e Kuq” të Orges Shehit, që mundën me rezultatin e thellë, 3 me 1, fierakët e Apolonisë.
Për fitoren e Partizanit menduan Skuka, i cili shënon golin e tij të parë pas rikthimit, Hadroj e Mensah, të cilët gjetën rrjetën në minutat 56’, 65’ e 87’, ndërsa për miqtë fierakë golin e “nderit” e Romeo Harizaj, në minutën e 55’-të të përballjes.
Pastër fitoi edhe Egnatia, me djemtë e Edlir Tetovës, mundën Lushnjën, me rezultatin, 2-0.
Në përballje të tjera, Erzent mundi me rezultatin e ngushtë, 2 -1, Bylisin, pas golave të Amir Kahrimanovic e Redon Mihanës, në minutat 23’ e 28’, ndërsa për miqtë shënoi Kibe në të 75’-tën.
Kukësi mposhti Elbasanin, falë një goli, të Rashitit, në “frymën e fundit” të sfidës, ndërsa Laçi mposhtën me rezultatin minimal, 1-0, Dinamon falë një autogoli të të sapo afruarit në merkato, Stivian Janku.
Kështu, në raundin e radhës kalojnë skuadrat e Egnatias, Erzenit, Kukësit, Laçit, Partizanit e Tiranës, ndërsa për të plotësuar 8-shen çerek-finaliste do të duhet përfundimi i sfidave, të orës 17:00, Vllaznia-Flamurtari e Teuta-Skënderbeu, ku në rast fitoreje të “Kuqebluve” në “Loro Boriçi”, trofeu i Kupës së Shqipërisë qëndron në Kategorinë Superiore.
Rezultatet:

Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

