Rikthim tek fitorja, Chelsea triumfon me “poker”, tronditet A.Villa

26 Shkurt 2025, 10:57 / SPORT ALFA PRESS

Rikthim tek fitorja, Chelsea triumfon me “poker”, tronditet A.Villa

Chelsea lë pas 3 humbjet radhazi dhe rikthehet të fitojë në kampionat, me “blutë e Londrës” që triumfuan lehtësisht ndaj vendit të fundit Southampton. Një sfidë që rezultoi e thjeshtë për të besuarit e Enzo Marescës, që zgjidhën gjithçka brenda fraksionit të parë.

Nkunku me kokë do të zhbllokonte shifrat në favor të vendasve në minutën e 24. 12 minuta më vonë ai do të dhuronte assistin për golin e dytë, të realizuar ng portugezi Pedro Neto. Goli i tretë dhe i sigurisë për Chelsean do të vinte vetëm në fundin e pjesës së parë, teksa pas një harkimi nga një goditje standarde, do të ishte Colwill që me kokë nuk do të falte.

Në pjesën e dytë Chelsea administroi shifrat dhe lojën, me golin e 4 që do të vinte 12 minuta nga fundi i kohës së rregullt, me anë të spanjollit Cucurrella. Falë kësaj fitore skuadra londineze rimerr vendin e 4 me 46 pikë, ndërsa Southampton thuasje ka siguruar zbritjen në një kategori më poshtë, pasi mbyll tabelën e klasifikimit me 9 pikë.

Ndërkohë humbje befasuese në Londër për Aston Villën. Skuadra e Unai Emery u mund me shifrat e thella 4-1 ndaj Crystal Palace. Sfida ishte e ekuilibruar deri në minutën e 52, teksa rezultati ishte i barabartë 1-1, me vendasit që kishin kaluar përpara me Sarr në pjesën e parë, ndërsa Aston Villa kishte barazuar shifrat me anë të golit të Rogers.

Megjithatë nga ky moment skuadra e austriakut Glasner do të shpërthente, teksa do të siguronte fitoren duke realizuar edhe 3 herë të tjera me anë të Mateta, Sarr dhe Nketiah. Një humbje që nuk pritej kjo për të besuarit e Emery, që i largohen disi 4 vendeve të para, duke u pozicionuar për momentin në vendin e 10 me 42 pikë.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128