Sommer pëson frakturë, rreth një muaj jashtë fushave

20 Shkurt 2025, 15:55 / SPORT ALFA PRESS

Sommer pëson frakturë, rreth një muaj jashtë fushave

Portieri Yann Sommer ka pësuar një frakturë në gishtin e madh të dorës së djathtë, siç konfirmohet nga një njoftim zyrtar i klubit zikaltër: “Yann Sommer iu nënshtrua këtë mëngjes ekzaminimeve klinike dhe instrumentale, të cilat konfirmuan një frakturë në kokën e falangës proximale të gishtit të madh të dorës së djathtë.

Në ditët në vijim do të vendoset për llojin e terapisë që do të ndiqet”.

Një goditje e rëndë për Simone Inzaghin, i cili do të duhet të bëjë pa portierin e tij titullar për të paktën 20-30 ditë.

Ish-portieri i Bayern Munich pritet të mungojë në disa ndeshje kyçe, përfshirë çerekfinalen e Kupës së Italisë ndaj Lazios, përplasjen për titull kundër Napolit dhe, me shumë gjasa, të dyja përballjet e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve.

Në mungesë të tij, Josep Martinez, i cili ka luajtur vetëm një ndeshje këtë sezon në Kupën e Italisë, pritet të marrë përsipër rolin e portierit titullar.

 

Po ndodh...