Zjarr në Selenicë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

7 October 2026, 18:13 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zjarr në Selenicë, era e fortë favorizon përhapjen e

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selenicës. Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të mëdha toke, bimësi, ullinj dhe pemë të tjera frutore.

Flakët po përhapen me shpejtësi nëpër zonë, të favorizuara edhe nga era e fortë, çka po rrit rrezikun për përhapjen e mëtejshëm të vatrës së zjarrit.

Situata mbetet kritike ndërsa po punohet për vënien e flakëve nën kontroll.

Po ndodh...