Behgjet Pacolli thotë se Gjykata e Apelit në Tiranë i ka dhënë sot të drejtë, mediat në Kosovë: Valon Lluka është arrestuar nga Policia
Biznesmeni shqiptar nga Kosova, Behgjet Pacolli, njofton se këtë të mërkurë Gjykata e Apelit në Tiranë i ka dhënë të drejtë kompanisë së tij "Mabco", për të hyrjen në terminalin e Aeroportit të Vlorës dhe certifikimin e veprës gjigande infrastrukturore.
"Sot edhe GJYKATA E APELIT e Tiranes e hodhi poshte vendimin e nxitur, te jashteligjeshme dhe te shemtuar, te MIRIANA NAKES, qe shkaktoj bllokimin e hyrjes ne Terminal per te perfunduar punimet dhe per te certifikuar vepren", shkruan biznesmeni.
Ky vendim i sotëm, vjen pas atij të mëparshëm nga Gjykata e Lartë, e cila i dha të drejtë Behgjet Pacollit për Aeroportin e Vlorës. Megjithatë, për shkak të përplasjeve me ish-ortakun Valon Lluka, aeroporti mbeti i bllokuar dhe tani është në Arbitrazh.
"Pas ndërhyrjes së arbitrit emergjent ndërkombëtar, janë vendosur masa për ruajtjen e status quo-së, të cilat kufizojnë veprime të caktuara dhe e mbajnë projektin në një gjendje pasigurie. Prandaj, pyetja mbetet thelbësore: A do të lejohemi të përfundojmë punimet dhe vendosim në operim këtë vepër të rëndësishme për popullin Shqiptar në mbrojtje të interesit publik?", shkruan Behgjet Pacolli.
Mirëpo, në të njëjtën kohë me zhvillimet në Tiranë, mediat në Kosovë shkruajnë se ish-ortaku i biznesmenit dhe ish-drejtori i kompanisë së tij "Mabetex", që tentoi t'i merrte Aeroportin e Vlorës, është arrestuar nga Policia, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
"Valon Lluka është ndaluar për 48 orë nga Policia, sipas informacioneve fillestare", raportojnë mediat atje, por nuk japin më tepër detaje se për çfarë rasti bëhet fjalë. Vetë Behgjet Pacolli e ka akuzuar ish-ortakun e tij dhe një nga njerëzit më të besuar që kishte, se i kishte vjedhur me mijëra, në mos miliona euro.
Më poshtë, një nga rastet e denoncuara nga Behgjet Pacolli:
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
